Monumentet, Kumbaro u jep nxënësve
"çelësat": Jemi "bashkëpronarë"

Monumentet, Kumbaro u jep nxënësve<br />"çelësat": Jemi "bashkëpronarë"
TIRANË – Nxënësit e shkollave 9-vjeçare deri tek studentët tani e tutje mund të bëhen "bashkëpronarë" të monumenteve të kulturës në mbarë vendin falë nismës së marrë së fundi nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Pikërisht sot, në ditën  ndërkombëtare të monumenteve, shpallet kjo nismë që synon angazhimin e nxënësve të shkollave në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollave të tyre.

Nisma u mbështet që në ditën e saj të parë nga nxënësit e qyteteve: Durrës,  Berat, Vlorë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Orikum, Mirditë.

Gjatë ceremonisë që u zhvillua në një prej galerive të amfiteatrit antik të qytetit të Durrësit, ministrja Kumbaro theksoi se “monumentet duhet të jenë për të rinjtë jo vetëm vende soditjeje, por edhe hapësira për veprimtari kulturore të të gjitha gjinive.”

Tetë shkolla të mesme të qytetit  shpallën sot në mbrojtjen dhe kujdesin e tyre po aq monumente arkeologjike të Durrësit. Ato morën  në dorëzim monumentet, ku çdo nxënës-përfaqësues i shkollës mori çertifikatën e dhënies në adoptim, me “çelësin”simbolik të monumentit.

18 prilli i këtij viti iu kushtua zbuluesit të mirënjohur të monumenteve në qytetin 3000-vjeçar të Durrësit, Vangjel Toçi.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan