KAVAJE- Bashkia e Kavajës ka hapur konkursin për rindërtimin e monumentit të demokracisë në këtë qytet. Vetë kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, se konkursi për monumentin u shpall sot dhe mbyllet në 25 nëntor.

Rindërtimi i këtij monumenti vjen vetëm pak kohë nga prishja e obeliskut që ndodhej në qëndër të sheshit që nga viti 1993 dhe simbolizonte lirinë dhe demokracinë.
 
Ndërsa, pas shqyrtimit të aplikimeve, do të shpallet më 30 nëntor gjykimi i jurisë për fituesin e konkursit, për rindërtimin e monumentit të demokracisë në qytetin e Kavajës.

monumenti i demokracisë

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)