Monumenti i Pavarësisë do të kushtojë në total rreth 450 mijë euro, sepse është vendosur të prodhohet në Austri. Drejtori i Galerisë Kombëtare, z.Rubens Shima tha se “Monumenti kërkon teknologji të precizonit të lartë dhe teknologjitë e derdhjes në Shqipëri janë gati primitive”. Sipas Shimës për monumentin duhet bronz special, teknologji e lartë edhe ndriçimi, sepse edhe regjistrimi i deklaratës së pavarësisë me djegie me laser nuk bëhet dot në Shqipëri.

Sipas drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve i gjithë monumenti do të prodhohet jashtë vendit dhe montimi i tij do të mund të bëhet në vend nga kompania e cila po e prodhon atë. Një pamundësi prodhimi në vend është rritur edhe kostoja e monumentit. Sipas Shimës prodhimi i tij kushton 353 mijë euro, pa përfshirë këtu 35 mijë eurot që do të shkojnë për 2 arkitektët, edhe pse veprës i është vënë prej kohësh pikëpyetje për origjinalitetin e saj nga artistët më të njohur shqiptarë.

(dh.h/Shqiptarja.com)