TIRANE- Komiteti Ndërministror cakton parkun parkun Rinia si vendin për vendosjen e monumentit për 100 vjetorin e Pavarësisë. Monumenti do të vendoset me pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në krah të Ministrisë së Mbrojtjes. Komiteti ndërministror bën me dije se ky është vendi më i përshtatshëm i cili i plotëson të gjitha parametrat për vendosjen e këtij monumenti dhe është vendi i kërkuar nga dy artistet fitues.
Ky shesh merr në konsideratë kërkesën e artistëve për ta vendosur këtë monument në një mjedis të gjelbër si pjesë shumë e rëndësishme e monumentit.
Në fillim të mbledhjes kryeministri deklaroi se vendet e propozuara për monumentin e pavarësisë ishin parku “Rinia” dhe trekëndëshi midis Bankës së Shqipërisë dhe Teatrit të Kukullave.
Shtatorja e “Ahmet Zogut” do të vendoset te sheshi i sugjeruar nga bashkia, në sheshpushimin në fund të bulevardit Zogu I. Shtatorja e “Hasan Prishtinës” do të vendoset në sheshin “Paris”, ndërmjet rrugës “ Mine Peza” dhe Rrugës “Durrësit”
Shtatorja e “Ismail Qemalit” do të vendoset në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”
Momumenti i Kongresit të Lushnjes do të vendoset te sheshi i propozuar për vendosjen e Monumentit të Kongresit të Lushnjes”, është Lulishtja qendrore e qytetit.
Ne mbledhje kryeministri Berisha theksoi më tej se 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duhen ndrequr gabimet që janë bërë nga diktatura me disa figura të historisë së vendit. Kryeministri iu referua monumentit të Kallirit të Grurit në qytetin e Lushnjes për të cilin tha se duhet hequr pasi është vënë qëllimisht nga diktatori Hoxha.
“ E vërteta është se ky monument u vendos tek qendra e qytetit të Lushnjes që të errësonte Kongresin e Lushnjës, ngjarje kjo që de fakto është shpallja e dytë e pavarësisë së Shqipërisë. Ai, bëri gjithcka që këtë ngjarje të madhe ta vinte në harresën e historisë dhe vuri në sheshin e këtij qyteti monumentin e kallinjve të gurrit, në një moment kur kongresi u vu aty si një akt i trimërisë” tha Berisha Berisha akuzoi Hoxhën se për të erresuar figurën e Ismail Qemalit, ndërroi dhe ditën e lindjes këtij të fundit.
“Në këtë 100-vjetor duhet të çlirohen nga balta e pamerituar të gjitha figurat e shtetit, si një akt qytetar por edhe si një detyrim madhor atdhetar ndaj tyre. Ata ishin burra dhe gra që përballeshin me kohën dhe pa kontributin e tyre ne nuk do të ishim këtu sot. Është i domosdoshëm një vështrim më gjakftohtë, më i ndershëm, më i qytetaruar i historisë sonë” tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO - Pese bocetet finaliste nga u zgjodh fituesi