Monumenti i Pavaresisë më 28
nëntor në identitet, nis rregullimi

TIRANE - Punën e dytë në 4 ditët që është vënë në krye të Bashkisë së Tiranës kryebashkaiku Erion Veliaj e ka ndërmarrë për t’i kthyer identitetin Monumentit të Pavarësisë i ngritur në Parkun Rinia.

Këtë mëngjes punonjësit e Bashkisë nisën nga puna për të rregulluar pjesë e dëmtuara dhe mbishkrimet e lëna nga qytetarët mbi deklaratën e gdhendur të Pavarësisë. Do të duhet kohë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme monumentin e inauguruar në vjeshtën e 2012-ës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, por vete kryebashkiaku Veliaj garantoi se ai do te jete gati deri me 28 Nentor.
 
 

"Tualeti" më i shtrenjtë në Tiranë :-(Nga sot ndalojmë degradimin dhe vandalizimin e Monumentit të Pavarësisë, për ta pasur gati në 28 Nëntor. #TiranaNePune

Posted by Erion Veliaj on Sunday, 2 August 2015


3  vjet mjaftuan për të degraduar Monumentin e Pavarësisë, i cili jo vetëm ra pre e grabitjeve, por edhe u përdhos me mbishkrime nga qytetarët.
 
Ky monument historik u ndërtua i tëri me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 355 mijë euro dhe u konceptua si një shtëpi, ku është gdhendur deklarata e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë atë ditë. 

monumenti

monumenti

monumenti
 Foto të tjera 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera