Moody’s: Qeveria shqiptare të
bëjë kujdes me nivelin e borxhit
Ekonomia shqiptare mbetet e kërcënuar nga niveli i lartë i borxhit dhe nga rritja jo positive ekonomike e cila pritet gjatë viteve në vijim. Lajmin e ka dhënë Agjencia Moody’s.
TIRANË - Ekonomia shqiptare mbetet e kërcënuar nga niveli i lartë i borxhit dhe nga rritja jo positive ekonomike e cila pritet gjatë viteve në vijim. Lajmin e ka dhënë Agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditit, Moody’s, e cila në një raport të publikuar sot e ka vlerësuar vendin tonë me nivelin B1.
Në raportin e Agjencisë Moody’s, thekson se, sfidat e kreditit të Shqipërisë janë reflektuar kryesisht në përkeqësimin e ndjeshëm të performancës fiskale të qeverisë në vitet e fundit. Ato kanë rezultuar në nivele më të larta të borxhit, krahasuar me vendet e tjera që mbajnë të njëjtin vlerësim B1.
Këto sfida, sipas Moody’s, janë përkeqësuar nga struktura e brishtë e financimit, që ka çuar nga një ulje të maturitetit mesatar të borxhit, në një numër të vogël të investitorëve, kryesisht bankat vendase, si dhe në një ekspozim të madh të sistemit bankar dhe të qeverisë në valutë të huaj.
Sipas analizës, Shqipëria vazhdon të raportojë të ardhura mesatare të ulëta dhe ekonomia mbetet e vogël. Ka një bazë të ngushtë të produkteve të eksportit dhe është e lidhur me vendet në krizë të Eurozonës. Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar ndjeshëm në vitin 2012 dhe parashikohet që rritja të jetë e “ndrydhur” edhe në vitet në vijim.
Por sipas agjencisë, ka edhe disa zhvillime pozitive që mund të mbështesin rritjen ekonomike në Shqipëri: si marrja e mundshme e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin Dhjetor, apo ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik “TAP” në vitin 2015.
Moody’s e mbyll raportin e saj për Shqipërinë duke cituar se, qeveria e re ka filluar të adresojë problemet strukturore të ekonomisë, por duhet progres përpara se agjencia të konsiderojë një përmirësim në renditjen e borxhit të Shqipërisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55