TIRANË - Shtyhet seanca në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj ish-kryekomunarit të Bërzhitës Genc Drita. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.
Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që seanca e radhës ndaj Genc Dritës do të mbahet më datë 14 korrik. Sipas Gjkatës nëse avokati nuk do të jetë prezent edhe në seancën e datës 14, do të caktohet një avokat tjetër.
Kryetari i Komunës Bërzhitë, Genc Drita dhe ish-përgjegjësi i taksive Armando Burri akuzohen për korrupsion pasiv.
Nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë rezultoi se dy të pandehurit i kanë marrë një shtetasi shumën 4500 euro në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e komunës Bërzhitë.
Prokuroria e Krimet të Rënda ka kërkuar më herët dënimin me 9 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për kryetarin e komunës Bërzhitë Genc Drita, i akuzuar për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “fshehje e deklarim të rremë të pasurisë...”.
Ndërsa ka kërkuar 5 vjet heqje lirie dhe 5 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për përgjegjësin e zyrës së taksave në komunë Armando Burri i akuzuar gjithashtu për “korrupsion pasiv”.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com