Morali i munguar i ‘protestuesit’ Binaj. Sa taksa paguan?

Morali i munguar i ‘protestuesit’ Binaj. Sa taksa paguan?

Flor Binaj

Lufta në Ukrainë ka krijuar një tronditje të tregjeve në të gjithë botën. Kriza çdo ditë thellohet në të gjithë rajonin dhe Europën, ku energjia, karburantet dhe rrjedhimisht çmimet e shportës kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Por ndryshe nga ç’ndodh në vendet e tjera, në Shqipëri ka patur protesta për rritjen e çmimeve. Deri këtu nuk ka ndonjë habi apo amoralitet sepse edhe ndodh, por ajo që është anormale, jomorale dhe që mban erë të keqe është kur sheh se cilët janë ata që i kanë ngritur dhe udhëheqin këtë protestë.
Po marr njërin ndër ta si shembull, për të kuptuar se në fakt drejtuesve të protestës nuk u ha barku për qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, pasi janë vetë ata që kur vjen puna të pagesa e kontributeve ata i shmangin këto pagesa. Jo vetëm kaq, por pikërisht këta që bëjnë sikur u këputet shpirti për të varfrit, pagat e tyre shkojnë mbi 4 mijë Euro në muaj.

I tillë është rasti i humoristit Florjanë Binaj, i cili referuar pagës së deklaruar sipas listës që u bë publike në dhjetor të vitit që shkoi si përson fizik në NIPTIN e tij e kishte fitimin mbi 45 milionë lek të vjetra, por paga e deklaruar në listën e pagave të publikuar në dhjetor të 2021 në niptin e tij ishte zero. Jo vetëm kaq, por nga ana tjetër paga e deklaruar në emisionin Rikoshet ishte 300 mijë lek te vjetra. Thënë këtë, Binaj që sot bën si ithtar i kauzës së çmimeve, paguante 0 tatim dhe minimumin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Pra, Binaj i cili bën sikur i dhimbsen ata që kanë të ardhura të ulta, i kalon fondeve publike një minimum qesharak sigurimesh, por nga ana tjetër kërkon nga shteti që të bëjë çudira dhe pse ai nuk derdh sa ç’detyrohet në arkën e shtetit. A ka ironi më të madhe? A ka tallje më të madhe me publikun se kaq? Ky do ishte një skeç i bukur për Portokallinë, por jo një parrullë proteste.

Binaj është shembulli tipik i atyre që nga njëra anë i shmangen deklarimit të saktë të pagës për të mos paguar tatimet në bazë të pagës, nga ana tjetër i kërkojnë llogari shtetit pse ky i fundit nuk hap thesin. Natyrisht që Binaj dhe te ngjashmit e tij e dinë që thesi i shtetit varet nga pagesa korrrekte e taksave dhe tatimeve nga bizneset dhe qytetarët, e sa më pak të paguajnë biznesi dhe individët, aq më pak para do të këtë shteti në arkë për të mbrojtur popullin nga luftrat, tragjeditë apo pandemitë.

Nëse vërtetë e ka përzemër atë që po bën, le të dërdhë si fillim në arkën e shtetit aq para sa i takojnë dhe mandej të bëjë moral./toponews.org

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 22/03/2022 13:10

    Per sa kohe qe burimi i te dhenave jane deklarimet ne tatime, kuptoj qe zoteria nuk ka shkelur ndonje ligj. Ndryshe do ta fusnit brenda. Akuzohet se fiton 4000 euro ne muaj. Bravo i qofte. Nuk jemi ne 45-n qe ta ndordhim ne dru pse eshte i suksesshem. Po te fitonte 200 euro ne muaj do ta akuzonit si te paafte qe s’ka qullosur gje per vete prandaj s’mund te beje gje per te tjeret. Warren Buffet fiton qindra milione dollare ne vit edhe nuk ja ve njeri ne pyetje sinqeritetin kur shqetesohet per pabarazine ekonomike ne Amerike.

    Përgjigju
    • Cubi: 29/03/2022 23:02

      Ky qytetari e njihka mir ligjin!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ne kongresin e 9 prillit te PS do ti propozojm ndonje detyre se e qaka. Ketu vidhet ne te gjitha format edhe I kerkojm qeveris. Ky sistem I till eshte qe mbahet me taksa e tatime.

    • @qytetar: 22/03/2022 14:07

      Te fitoje sa te doje por te paguje cfare i takon se me ato shteti mbeshtet ata ne nevoje. Nese nuk paguan detyrimin tend cfare pretendon

  • Laura: 22/03/2022 13:00

    Shume i goditur. Ky eshte pikerisht amoraliteti, nuk japim asgje po pretendojme cdo gje jo ne emer po ne tallje ne atyre qe punojne e kontrbuojne sipas mundesive

    Përgjigju
  • Bolino: 22/03/2022 09:43

    Jane medioker aktore pa pike talenti dhe bejne para te madhe te ftuar nga saliu qe ka vene ne perdorim parate e vjedhura! Dhe me besoni mund te me miliarda!

    Përgjigju
  • E cuditshme: 22/03/2022 02:11

    Doli edhe ky pellazgu tjeter te kunderpergjigjet duke e konsideruar problemin vetem ne shqiperi

    Përgjigju
  • Mondi: 17/03/2022 18:33

    Florin e genjen mendja se si aktor humori do behet president si zelenski me qe jane koleg

    Përgjigju
  • ritvan: 17/03/2022 17:56

    Fshati digjet Flori krihet, o koqe nga komedian je kthyer ne karagjoz, lufta eshte problem boteror ti do te besh politike.....

    Përgjigju
  • Boni: 17/03/2022 16:49

    Ky esht problemi Shqiprise or mik se Hajdutet bertasin Kapeni hajdutin. Ketij pisi nuk i ben syri terr qe eshte evazor fiskal. Ne nje vend si Franca do kapte burgun si hajdut ordiner ose gjoba qe ti ikte petlla. Ne Shqiperi del si heroi fukarenjve. Aman, ose si Hero i ca gazetareve qe jane me hajduta sa ai

    Përgjigju
    • sonja manco: 22/03/2022 17:54

      Dhe vjen nje kohe kur mbas disa vitesh dalin ne pension dhe thone sa i vogel me ka dale pensioni , por harojne se sa siguracione kane paguar ne vitet e punes te tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja