Presidenti i Interit Masimo Morati ka trembur tifozët gjatë një deklarate pasi ka pranuar publikisht se mund të shesë aksionet e ekipit pas shumë vitesh investim.
"Do ta bëj kur të jetë momenti i duhur, pas një kohe të gjatë mund të jetë i nevojshëm një ndryshim fytyrash. Ideja për të shitur aksionet e ekipit më ka ardhur disa herë në mendje, por më pas mendoj për besimin që kanë tifozët tek unë dhe tërhiqem, por një ditë do të ndodhë që do të largohem nga drejtimi i ekipit.
Aktualisht jam duke menduar për stadiumin e ri që do të ndërtohet. Kërkoj një ortak që të marrë 30-40 përqind të aksioneve. E rëndësishme është që stadiumi t’i përkasë Interit. " deklaroi Morati. Ndërkohë që në pole - position për të marrë askionet është një shoqëri kineze.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com