Vlera e Interit në merkato është vlerësuar rreth 300 milion Euro.

Indoneziani Thohir i ka ofruar presidentit zikaltër Masimo Morati 260 milionë Euro për 80% të aksioneve të klubit, si dhe 100 milion

Euro për të përforcuar skuadrën. Miliarderi nga indonesia kërkon një përgjigje përfundimtare brenda 48 orësh nga Morati

për projektin e tij të ri. Nëse Morati nuk pranon shitjen e 80% të aksioneve atëherë mbetet një tjetër mundësi për indonezianin

për të blerë menjëherë 20% të aksioneve dhe për të kompletuar gjithcka në dy vitet e ardhshme. Ajo që bie në sy është vlera

shumë e ulët me të cilën është kuotuar ekipi zikaltër pas zhgënjimeve dhe disfatave të viteve të fundit në Champions.



d.b/shqiptarja.com