Megjithëse që në vitin 2006, Moratorium i skafeve hyri në fuqi, të penalizuar ishte vetëm turizmi dhe peshkatarët e vegjël. Qëllimi kryesor i qeverisë, e cila e çoi draftin në parlament dhe e mirëtoi dy herë, nuk arriti rezultatet e duhura.
Me qindra raste janë regjistruar që nga viti 2006 e deri tani, kur gomone e skafe me drogë kryesisht, apo edhe me klandestinë, janë diktuar nga roje kufitare shqiptare, por kryesisht, janë ndaluar në brigjet italiane. Në 2006, por edhe ne vazhdim, nuk kanë reshtur gomonet drejt shtetit fëinj, kryesisht në ngarkuara me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Ndalohet gomone me hashash, zbulohet droga e hedhur në breg të detet, bllokohet drogë e ardhur nga Shqipëria me skafe, bllokohen skafe, etj, kanë qenë lajmet e panumërta që kanë publikuar mediat e vendit fqinj, referuar kryesisht policisë së Barit, Brindizit apo Leçës.
Por, edhe në territorin tonë, kanë pasur dhjetra raste, kur janë bllokuar tonelata lëndësh narkotike, teksa bëheshin gati për t’u nisur drejt vendit fqinj. Të shumta kanë qenë edhe rastet e bllokimit nga policia kufitare shqiptare të skafeve, teksa bëheshin gati për t’u hedhur në det, apo edhe të lëndëve narkotike afruar buzë detit, në pritje të gomoneve ose skafeve për ti marrë.
Kështu, sektori i trafiqeve nuk u ndal për asnjë moment, ndërkohë që e pësuan nga moratorium, turizmi shqiptar dhe peshkimi familjar. Për shtatë vite nuk u lejuan të dilnin në det asnjë lloj varke, skafi apo gomonje turistike. Në këtë mënyrë, duket se ra ndjeshëm dhe numri i turistëve, kryesisht të huaj, të cilët kërkojnë atraksione të tilla, por edhe fitimi i operatorëve turistikë, gjë që ka ndikuar direkt shumë familje shqiptare.
Po ashtu, peshkatarët e vegjël, të cilët e kishin biznes për të mbajtur familjet, u zhdukën nga tregu i peshkut dhe produketev të detit. Në këtë mënyrë, Moratoriumi nuk shërbeu aspak për parandalimin e trafiqeve.
Ata që kishin ndërmend të bënin trafik droge apo klandestinësh nëpërmjet detit drejt vendeve fqinj, ndryshuan vetëm diçka; mbajtën të fshehura vetëm mjetet e lundrimit. Por, nuk u ndaluan dot asnjëherë për të udhëtuar në det, ose më e pakta, tentuan saherë patën mundësi. Moratoriumi nuk i ndaloi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com