Në prag të stinës së dimrit banorët ende nuk I kanë blerë drutë e zjarrit dhe thonë se janë në dilemë se si do ti sigurojnë ato.
Përveç kësaj, e vetmja pikë tregtimi e licensuar për shitjen e lëndës drusore ka rritur çmimin e druve që përdoren për ngrohje, por banorët ankohen për cilësinë e tyre.
“Nuk ka dru sivjet fare. Fshatarët nuk sjellin më” tha një banor, një tjetër shtoi se ”Nuk kemi as lekë për ti blerë. Janë shumë shtrenjtë”.
Një tjetër theksoi se, ‘I kam kursyer nga viti i kaluar pas ii kam përdorur me kursim. Çfarë të bëjmë, jemi të detyruar pasi nuk përballohet i ftohti me ndonjë mënyrë tjetër”.
Aktualisht një metër kub dru zjarri kushton 2.500 deri në 3.500 lekë të reja, ndërkohë që ngrohja me energji elektrike është e pamundur për të përballuar temperaturat e ulëta të dimrit që po vjen.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)