TIRANE- Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Partisë Socialiste për heqjen e moratoriumit të skafeve.

Për mazhorancën është një masë që ndalon trafikun përmes detit, ndërsa PS këmbëgul se dëmton zhvillimin e turizmit në zonat bregdetare sidomos në periudhën e verës. Sipas deputetëve PS trafiku I drogës bëhet në rrugë të tjera dhe I takon qeverisë ti parandalojë.

Në fillim të mbledhjes janë shkëmbyer edhe batuta mes kryetarit të komisionti të Ligjeve Ilir Rusmali dhe deputetit socialist Fatmir Xhafa për procesin e votimit të presidentit të kryer dje në parlament, ku me 73 vota pro, 1 kundër e 2 të pavlefshme u zgjodh Bujar Nishani për president.

Rusmali: Nuk iu ka ikur ende dehja e Presidentit. E zgjodhëm atë.
Xhafaj: Të ka caktuar kryetari të gjesh ata të tre që votuan kundër Presidentit.
Moratoriumi I skafeve u rrëzua nga mazhoranca edhe në komisionin e sigurisë , në fund të majit, ndërkohë që në një deklaratë të pak ditëve më parë të zgjedhurit vendorë të PS-së të bashkive dhe komunave bregdetare i kanë thirrje Kuvendit të votojë për heqjen e moratoriumit të skafeve, pasi lënja në fuqi e tij penalizonte ekonominë e këtyre njësive vendore.