në qarqet bregdetare dhe atyre në zonat me dalje në liqenin e Shkodrës, Fierzës dhe Pogradecit , Gaci deklaron se po ndëshkohet turizmi shqiptar.
“Zgjatja e këtij moratoriumi do të thellonte absurdin e një ligji që nuk përmbush asnjë qëllim përvecse penalizimit të industrisë së turizmit. Ky është një shembull, të tregojmë se nuk nevojitet presioni i ndërkombëtarëve për tu marrë vesh për ato cështje qeë përbëjnë prioritet kombëtar. Vota juaj në favor të shfuqizimit është prova që duhet t’u japim shqiptarëve se interesat e tyre janë mbi interasat partiake “, deklaron Gaci në letrën e tij.
KËRKESA E PS
Kuvendi do të votojë në seancën e së enjtes kërkesën e socialistëve për të shfuzqizuar të ashtquajturin Moratorium për skafet. Në bqzë të këtij vendimi të hartuar fillimisht nga qeveria Nano e më pas i votuar dhe në parlament pas ardhjes në pushtet të demokratëve, në ujrat shqiptare ndalohet lëvizja e skafeve. PS argumenton në kërkesën e saj se ky vendim ligjor po dëmton seriozisht turizmin në vend.
(al.qe/shqiptarja.com)
