Moratorimumit 2 vjeçar të gjuetisë i mbaroi afati në 15 mars të 2016-ës, por sezoni i gjuetisë do të jetë i mbyllur deri në më 1 tetor 2016. 

Lidhur me situatën për ushtrimin ose jo të veprimtarisë së gjuetisë pas mbarimit të efekteve të Moratoriumit 2-vjeçar të gjuetisë, Ministria e Mjedisit sqaron mediat dhe opinion publik, se është përcaktuar me ligj se sezoni i gjuetisë në të gjithë terrirtorin e Shqipërisë hapet me 1 tetor dhe mbyllet me 15 shkurt. Vetëm për llojet shkurtë dhe turtull sezoni hapet më 15 gusht, ndërsa për llojin rosë marsatore sezoni mbyllet më 15 mars.”

Pra, mbështetur mbi këtë VKM, gjuetia mund të fillojë të ushtrohet vetëm për dy llojet e përcaktuar më lart më 15 gusht, ndërkohë që ushtrimi i gjuetisë për të gjithë llojet e lejuara për gjueti, hapet më 1 tetor, kuadër ligjor që shoqatat e gjuetarëve e njohin në detaje.

Ndërkohë paralelisht, Ministria e Mjedisit ka përgatitur draftligjin për vijimin e moratoriumit të gjuetisë edhe për një periudhë tjetër disa vjeçare, i shoqëruar me konsulta dhe dëgjesa publike, draft i cili parashikohet të miratohet përpara fillimit të sezonit të gjuetisë së këtij viti.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)