Moratoriumi për gjuetinë në fuqi
deri në 2021, zbardhet vendimi

Moratoriumi për gjuetinë në fuqi<br />deri në 2021, zbardhet vendimi
TIRANE-Moratoriumi që pengon gjuetinë do të mbetet në fuqi deri në vitin 2021.

Është ky vendimi Gjykatës Kushtetuese e cila këtë të Premte ka rrëzuar padinë e shoqatave të gjuetarëve, të cilët kërkuan shfuqizimin e moratoriumit.

Ky ligj u miratua në 2/6/2016 dhe i shtrin efektet e tij për pesë viti nga miratimi. Por pikërisht kjo kohështrirje u ankimua nga gjuetarët të cilët tashmë kanë humbur betejën me drejtësinë.

Ky ligj që pengon gjuetinë, bën përjashtim vetëm kur konstatohet mbipopullim shpendësh dhe gjuetia miratohet vetëm me VKM dhe po ashtu lejohet gjuetia vetëm për raste studimore apo kërkimeve shkencore.

Kushdo nga gjuetarët që nuk respekton moratorium ndëshkohet me gjobë nga 800 mijë deri në 1 milion lekë dhe në rast përsëritje të shkeljes merret masa e heqjes së lejes për armën e gjahut.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar