TIRANË- Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit Berisha për moratoriumin e skafeve. Pas deklaratës në selinë blu nga zëdhënësja e PD Silvi Bardhi, Rama ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhe ku deti nuk jep asgjë ekonomisë.

“Jemi i vetmi vend në Mesdhe ku deti s'i jep asgjë ekonomisë! Kryeministri ka ndaluar mjetet lundruese se e di detin govatë për t'u llokoçitur vetë e aq”,- ka shkruar Rama në rrjetin social Twitter.

Sipas partisë demokratike socialistët kanë marrë porosi dhe interesa direkte të mafies së trafiqeve dhe për këtë arsye kanë anulluar moratoriumin e ndalimit të skafeve.

(fj.di/shqiptarja.com)