Efi dhe Kiara janë dy banoret e rikthyera në shtëpinë e Big Brother VIP dhe kanë ngritur dyshimet për një pagesë të marrë por nuk dihet për cfarë bëhet fjalë. Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.
Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit.
Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.
Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e Instagram-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë. Ende nuk dihet sa është shifra e kësaj pagese.
...sa mora pagesen, bleva ca rroba, ca i harxhova ke blloku me pije, te tjerat i dhash me perqindje .
PërgjigjuNa keni ça trapin me keta te bigplehratVIP
Përgjigjupo e shtrydhin luizin e pa pike meshire e po paguhen keto te dyja qe kane hyre vetem per ta shkaterruar shume te zeza jane te dyja .
PërgjigjuO mortja o Eri qe po ta shtrydhin Luiz mashtruesin ty. Na rafte pika qe na je nerzitur o koqe Eri.