26 janari është njoftuar si dita e nisjes së protestave në Mal të Zi e Maqedoni, çka do të bllokojë qarkullimin të mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat kufitare. Autoritetet malazeze kanë njoftuar se Shoqata e Kamionistëve do të nisë protestën në orën 11:30 dhe do të zgjasë rreth 48 orë.
Vendkalimet kufitare me Malin e Zi:
Muriqan - Sukobin
Han i Hotit – Bozhaj
Grabom – Podgoricë
Vermosh - Guci
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, hyrja e mjeteve të transportit të mallrave është bllokuar në 00:01 të së hënës dhe në orën 12:00 do të bllokohet edhe dalja. Bllokimi përjashton automjetet e transportit të bagëtive dhe barnave.
Protesta në Maqedoninë e Veriut është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë.
Vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut:
Bllatë– Banja
Qafë Thanë– Kafasan
Goricë– Stenje
Në pikat kufitare me Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut do të lejohen të kalojnë automjetet e vogla, të emergjencës dhe të transportit të pasagjerëve. Autoritetet kanë bërë thirrje për subjektet e transportit dhe për qytetarët që të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.
Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor. Sistemi i ri i hyrje daljeve të BE-së, i projektuar për të regjistruar lëvizjen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, sipas shoferëve ballkanas që transportojnë mallra, kërcënon aftësinë e tyre për të punuar, duke sjellë vonesa të gjata dhe procedura më të ndërlikuara në pikat kufitare.
Komente







Dua te di se kur do te fillojme ne si popull te protestojme kundra politikaneve qe na e kane bere jeten te veshtire sepse jane hajdute dhe anti Shqiptar , te gjithe fqinjet tane duke filluar qe nga Greqia dhe tani keto shtete protestojne kurse ne ngrihemi per pushtetin e saliut apo te rames !
Përgjigju