TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën "arrest me burg" për tre të rinjtë nga Kukësi, që pak ditë më parë, mbajtën peng një person nga Kosova, në kërkim të gjashtë mijë eurove.
Seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua në orën 10:00, ndërsa tre të arrestuarit, Ardian Muja, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku, u akuzuan për “heqje të paligjshme ndaj lirisë së tjetrit dhe shtrëngim me qëllim përfitimi”.
Të arrestuarit akuzohen se morën peng shtetasin kosovar Flamur Curri, i cili nuk i kishte kthyer shumën e 6 mijë eurove.
Pengmarrësit kanë mohuar që të kenë mbajtur peng të njohurin e tyre, të cilit i kishin dhënë lekë në këmbim të dy pasaportave kosovare.
Shpëtimi i pengut u bë nga forcat RENEA në fshatin Shtiqën të Kukësit, kur do të bëhej dhe shkëmbimi i pengut me shumën e parave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com