Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Leandro Pana, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit "Korinthos". Prokuroria pretendon se Leandro Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 shqiptarët e tjerë të arrestuar në Greqi.
Nga ana tjetër gazetari i Report Tv, Arsen Rusta njofton se avokati i Leandro Pana, pretendon se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për grabitjen që është bërë në Greqi. Në operacionin 'Korinthos' u vunë në pranga 4 persona në Greqi si dhe Leandro Pana në vendin tonë për shkak se akuzohen se kanë marrë peng pas një konflikti banal Jetmir Terrollari dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.
Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)