TIRANË- Duke e nisur me një urim si fillim për aktorin e humorit Bes Kallaku, zv. kryeministri Erion Braçe shkruan se një festë e tillë, mes shumë njerëzve ku ku ruhet as një rregull anti-COVID, nuk është aspak e moralshme për kohët që po jetojmë.

Braçe thotë se një figurë publike duhet të përçojë mesazhe, e jo t'i thyejë rregullat siç ka ndodhur me Besin. Ndërkohë, duke u ndalur me presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, njëherazi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, Braçe shkruan se e vërtetuan që akuzat i kanë thjeshtë për politikë. "A ka më turp se një president që thyer rregullat e Republikës së tij", shkruan Braçe ku kësaj here fton popullit që 'gjobën t'ia japin në 25 prill'.

" A e kuptoni se sa fals jane? A e kuptoni qe masken e kane per ne tv e askund ku jetojne?
A e kuptoni qe “shqetesimin” per numrin e shqiptareve te infektuar, te shtruar ne spitale apo qe kane humbur jeten, e kane retorike politike, instrument permes te cilit mendojne se do kapin pushtetin?", shkruan Braçe ndër të tjera.