Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha mbetet në burg. Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij pas protestës së dhunshme të opozitës të shtunën para kryeministrisë. Bashkë me të u dha masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, edhe për 18 protestues të tjerë që u arrestuan pas protestës që degjeneroi në dhunë. Mes të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi.

Bashkë me Florenc Hoxhën arrest me burg u vendos edhe për Saimir Rexhepin, njohur si Ujku i Cërrikut. Në total, u vendosën 6 arreste me burg, 7 arrest shtëpie dhe 6 masa detyrim paraqitje.

Në seancë i mbrojti avokat Ivi Kaso, njëherësh përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, i cili tha se e gjitha ishte një proces politik.

"Florenc Hoxhën e arrestuan se mbështeti Bashën dhe s'ka asnjë provë qe ai ka prishur veprën e artit të shëmtuar dhe pa leje që Prokuroria e quan vepër artistike kërpudhën. Protestuesit s'kanë ushtruar dhunë por veprime simbolike kundër të keqes qe ju ka shkaktuar qeveria. Qeveria të arrestojë kriminelet që janë rrugëve me kobure e jo siç bën Drejtori i Policisë që shoqëron të kërkuarit u jep edhe kafe kur ata vendosin të vetëdorzohen", th Kaso.

Masat e dhëna nga Gjykata e Tiranës

Florenc Hoxha arrest me burg

Sajmir Rexhepi arrest me burg

Resul Daci artest me burg

Ilir Hamedani arrest me burg

Agim Peposhi arrest me burg

Ferit Dankshi arrest me burg

Emanuel Nallbani arrest me shtepie

Naim Haxhiu arrest ne shtepi

 Andon Gjini arrest shtepi,

David Linati arrest shtepie

Festim Bakitaku arrest shtepie

Vedion Dine arrest shtepie

Ndue Tuci arrest shtepie

Suzana Dimushi detyrim paraqitje,

Mitat Fieraku detyrim paraqitje

Luftar Jakupi detyrim paraqitje

Pellumb Gjetoshelna detyrim paraqitje

Shpresa Lini detyrim paraqitje

Hasan Jakupi detyrim paraqitje

Të arrestuarit dolën para gjyqtares Rexhina Mlika e cila dha vendimin për secilin prej tyre, të vënë në akuza për katër vepra penale, kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Ashtu siç i mbështetën që në momentin e arrestimit në polici, edhe këtë të martë, deputetët e Partisë Demokratike shkuan jashtë Gjykatës për të shfaqur mbështetje ndaj të arrestuarve, militantë dhe mbështetës të kësaj force politike.

10 deputetë të PD-së kërkuan lirimin e të arrestuarve, pasi siç edhe më herët janë shprehur, dhunën në protestë e kanë quajtur të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë edhe pse ishte pjesë e protestës së të shtunës për rrëzimin e qeverisë Rama, LSI nuk  dërgoi asnjë përfaqësues të saj për t'i dalë në mbështetje të arrestuarve për dhunën që shpërtheu me shkatërrimin e derës së kryeministrisë dhe instalacionit të kërpurdhës.

VIDEO/Të arrestuarit protestë brenda kafazit të gjykatës

VIDEO/Masat e policisë te Gjykata Penale e Tiranës