Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)

Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)

Kryeinspektori i IMT Elbasan Andri Mehja dhe inspektori Bujar Qajaj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje në muajin prill 2024.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan", njofton policia,

Për të dy Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". 

Ata dyshohen se nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë para për këtë favorizim, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e tyre.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 23/04/2024 20:57

    Asgje skan per ti bere. Eshte Don Qazimi aty. Pse u vu ne ate post Ai. Vetem se eshte kunati i goces se Qazos. Tani klani I Balles kunder atij te Qazimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares