Morën velierën në portin e Limionit, Gjykata e Sarandës liron 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes ‘Rozafa’

Morën velierën në portin e Limionit, Gjykata e Sarandës liron 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes ‘Rozafa’

Gjykata e Sarandës liron 5 anëtaret e ekuipazhit të anijes “Rozafa”.

Për shtetasit  Andon Nako, Mohamed Elshamy, Samir Ghonim, Abdou  Elzantaëy dhe Ibrahim Aboushahin, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.

Anëtarët e ekuipazhit të anijes 'Rozafa' u arrestuan nga policia e Vlorës, pasi vodhën me një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti.

Anija velierë 15 metra e gjatë me mbishkrimim ‘Bavaria 50’, u gjet në qershor në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit "Rozafa", ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur, ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur.

Në lidhje me ngjarje reagoi dhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili tha se ka një keqkuptim pasi sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Sipas Lucës, Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 17/11/2023 12:47

    Ky shtet kontrollohet nga mafia dhe eshte ne zgrip te renies nese SPAK nuk godet krimin ne kupolën e shtetit shqiptar...TRIADËN SALEH-OLSI-LIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës