Elbasan- Një oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit merr një ryshfet prej 1 mijë eurosh. SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen ndaj Anila Dushku, oficere Gjyqësore në Elbasan pasi akuzohet se se mori 1 mijë euro për të mbyllur një dosje.
Dushku akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”
SPAK thotë se në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak rezultoi e provuar se e pandehura Anila Dushku ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat konsistojnë në kërkimin dhe marrjen e përfitimit të paligjshëm (prej 1 000 eurosh) nga shtetasja H.Ll. kundrejt premtimit për të mbyllur çështjen në ngarkim të djalit të saj, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal. Pasi u njoh me kërkesën e të pandehurës, shtetësja H.Ll i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për ta bërë publik rastin.
"Nga të dhënat konkrete të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për këtë procedim penal, ekziston dyshimi i arsyeshëm bazuar në prova, se ka qenë e pandehura Anila Dushku me detyrë Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka pasur një rol aktiv të kundërligjshëm në bisedat me shtetasen H.Ll, duke i udhëzuar vendin dhe datën e takimit si dhe dorëzimin e shumës së parave [mitës]’ thuhet në njoftimin e sotëm të SPAK.
Hetimet ndaj saj nisën në shtator 2024 pas publikimit në emisionin investigativ.
Duhet ti jepet nje denim shembullor,sepse vepra penale eshte nga me sensitivet dhe te rezikshmet per shoqerine shqiptare.
PërgjigjuSa ka si kjo ne Elbasan
Përgjigju