GJIROKASTER- Një pedagog i Infermierisë në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej” ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion. Pedagogu Hamid Ismailati është arrestuar në flagrancë pasi i ka marrë 10 mijë lekë të reja një studenteje në këmbim të notës kaluese.
 
Arrestimi i pedagogut është bërë në sajë të operacionit antikorrupsion të koduar “Provimet e vjeshtës”, të realizuar nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Në momentin e arrestimit në portofol Ismailatit iu gjetën dhe iu sekuestruan 565 Euro dhe 28.500 lekë të reja, përveç shumës 10 mijë lekë që ia kishte dhënë studentja.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, goditja e këtij rasti është realizuar duke përdorur metodat speciale të hetimit.

Pedagogu Ismailati akuzohet për "Korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

arrestimi pedagogut me logo
arrestimi pedagogut me logo
arrestimi pedagogut me logo
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)