Edhe pse sherifi i fushatës së tij Chris Lacivita u pagua me një shumë të majme, por nuk i siguroi fitoren, Berisha vijon të justifikojë paratë që u paguan për të. Ai thotë se Lacivita bëri aq sa mundi në kushtet e një gare te pabarabartë ndërsa akuzon PS se fshehu shpenzimet e fushatës.
Strategu amerikan i fushatës së tij Chris Lacivita nuk i dhuroi Sali Berishës fitoren ndryshe nga sa të dy kishin premtuar. Sherifi u largua me 1.4 milionë euro ose 1.6 milionë dollarë pas humbjes, por Berisha, thotë se ai bëri më të mirën.
“Së pari ju dhe cdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama. Në rast se shkoni në mars të këtij viti, do të gjeni shifra 22 milionë e me radhë. E patë se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre, u cfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë. Ekipi i LaCivita padiskutim, ekpi më serioz në botë. Me ekspericën më të jashtëzakonshme, por dhe bëri më të mirën e mundshme. Dha një dihmë jashtëzakonisht të cmuar. Organizuan një fushatë të paparë më përpara. Por ekipi i tyre, nuk ihste përgjegjës për disktaurën e vendosur në Shqipëri nga Rama”, tha Berisha.
Afërsisht shumën që Berisha i ka paguar vetëm Lacivitas, PS ka deklaruar në KQZ se ka shpenzuar për të gjithë fushatën e saj, përfshirë mitingjet e sondazhet. Por për kryedemokratin socialistët fshehin shpenzimet.
“A ka shaka më të madhe se kjo. Vetëm Lubia ka minimumi 5 milionë në qarkun, minimumi. Pa llogaritur sa ka shpenzuar për llogarisë të Lubisë, Arben Qimja, Renato Salihi dhe ‘Hakmarrja për drejtësi’, pa llogaritur këto, që i kishte si ushtarë me vete Lubia”, tha Berisha.
Për këtë të fundit, ndonëse e akuzon si hajduten më të madhe në histori, Berisha thotë se nuk ka ndërmend të nisë protesta.
Madje pretendon se zv kryeministrja i ka ofruar ndihmë opozitës në protestat periodike para Bashkisë së Tiranës.
“U bënë protestat kundër Erion Veliajt, kjo çonte njerëzit nga zyrat e veta për të na i përlyer protestat. Në qoftë se shkonim ne në protestë aty, Elisa nxjerr gjysmën e Ministrisë së Jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona. Ne do e kapim djallin për brirësh dhe ai është i pari, Edi Rama”, tha Berisha.
Berisha komentoi edhe progres-raportin për Shqipërinë duke thënë se përveç kushtit gjeo-politik vendi ynë nuk përmbush asnjë kriter për anëtarësimin.
Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën e ditës së sotme për media, ka akuzuar përsëri zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën Balluku dhe 5 vartës të saj janë marrë të pandehur.
Berisha ka lexuar dhe një status të postuar disa vite më parë nga Rama dhe Balluku gjatë takimit me kompaninë turke, fituese e garës së dytë për ndëritmin e tenderit.
“Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, qëu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.
Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë. Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi.
Edhe njëherë aty ku ishim. Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.
Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.
Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja. E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar?” tha Berisha.
Komente












