Mori 2 mijë euro për të liruar një person që e kapi me drogë! Kërkoi të dorëzohen brenda ditës ose e arrestonte! SPAK dërgon për gjykim oficerin Sokol Sanameti

Mori 2 mijë euro për të liruar një person që e kapi me drogë! Kërkoi të dorëzohen brenda ditës ose e arrestonte! SPAK dërgon për gjykim oficerin Sokol Sanameti

SPAK merr të pandehur dhe dërgon në gjykim oficerin e policisë gjyqësore Sokol Canameti, pasi akuzohet se mori 2 mijë € për të liruar një person që e kapi me drogë. Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Për të njëjtën vepër penale të pandehur u morën  dhe Erjon Kuzari dhe Flatin Kuzari. Sipas SPAK, këta të fundit më 10 tetor 2022 i kishin dhënë paratë Canametit në këmbim të lënies të lirë të Erjon Kuzarit, i kapur nga policia me kokainë një ditë më përpara.  

"Nga tërësia e hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi dhe provat e grumbulluara provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, më datë 10.10.2022 të pandehurit Flatin Kuzari dhe Erjon Kuzari, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë shumën prej 235.000 (dyqind e tridhjetë e pesë mijë) lekë oficerit të policisë gjyqësore Sokol Canameti, në këmbim të lënies së lirë, të shtetasit Erjon Kuzari i cili ishte kapur nga autoritetet e policisë në posedimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë një ditë më parë, pra në datë 09.10.2022" thuhet në njoftimin e SPAK.

Nuk mjafton, oficeri gjyqësor i ka ushtruar presion babait të Erjonit se nëse nuk do i jepte shumën e kërkuar atëherë do e arrestonte. 

"Oficeri i policisë gjyqësore Sokol Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh. Pra ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës, duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain e Erjonit, shtetasin Flatin Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumën duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës 10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë" vijon SPAK

Akuza

Përmes një njoftimi për median SPAK informoi sot se më 24 korrik 2023  i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Sokol Canameti, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal;

Erjon Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe,

Flatin Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore dhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit të posaçëm.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës