Mori 6 mijë euro për një masë sigurie më të lehtë, GJKKO nis gjykimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Mori 6 mijë euro për një masë sigurie më të lehtë, GJKKO nis gjykimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjyqtarja Mimoza Margjeka

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, ka kaluar për gjykim dosja ndaj ish-gjyqtares së Korçës, Mimoza Margjeka. Të pandehur në këtë çështje janë marrë gjyqtarja Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, Nejton Bali, dhe Klaudio Zhilla.

Mbi ish-gjyqtaren Margjekën rëndon akuza e “korrupsionit pasive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë publikë”, e cila parashikohet në nenin 319/ç e 25 të Kodit Penal.

SPAK përfundoi me 1 mars hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.  Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim.

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg, apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh. Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja