TIRANË - Ministri Nasip Naço ka shkarkuar mesditën e sotme kryetaren e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, Algerta Fejzullai, e cila akuzohet për korrupsion.

Drejtoresha e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë dhe një avokate u arrestuan para dy ditësh pasi morën 50 mijë lekë të reja për mosekzekutimin e një vendimi.

Në njoftimin e Ministri së Drejtësisë bëhet me dije se Fejzullai është shkarkuar pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka krijuar favore të padrejta ndaj personave të tjerë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)