Një kamion, ka marrë flakë në ecje në bajpasin e Vlorës. Dyshohet se zjarri ka ardhur pas një shkëndije elektrike në pjesën e motorit.

Kamioni është shkrumbuar totalisht nga flakët, por fatmirësisht, sipas burimeve nga policia e Vlorës, nuk ka të lënduar. Në vendngjarje, krahas forcave të policisë, kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia po punon për dokumentimin e rastit në fjalë.