Mori kohë deri sot për përgjigjjen, Xavi të hënën mund të prezantohet si trajner i Barcelonës

Mori kohë deri sot për përgjigjjen, Xavi të hënën mund të prezantohet si trajner i Barcelonës

Xavi Hernandes të hënën ka gjasë të prezantohet si trajneri i ri i Barcelonës. Ish-futbollisti i katalansve prej të premtes ka në tryezë ofertën e drejtuesve të Barcelonës më në krye Eric Abidal.

Sipas ‘Sport’ vendimi për të shkarkuar Ernesto Valverde-n është marrë që pas humbjes në Superkupë me Atletico Madrid, por ky nuk ka qenë shkaku i vetëm. Nuk mund të harrohen dy disfatat e tmerrshme në gjysmëfinalet e Champions League.

Xavi të premten ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit, pasi kjo do t’i ndryshojë jetën. Padiskutim që dëshira ështe e madhe për t’u rikthyer në klubin ku shkroi historinë si futbollist, por duke parë eksperiencën e pakët frika për dështim është gjithashtu e madhe. Për këtë arsye Xavi e mori kohën për të diskutuar me guan dhe vëllezërit e tij, ndërsa sot është edhe afati kur duhet të kthejë përgjigjje.

Më herët u tha se klubi i Al-Sadd, aty ku aktualisht drejton Xavi, mund të nxirrte pengesa, por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga mediat në Qatar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës