Mori leje nga burgu dhe 'shijoi' 4 muaj arrati, kapet në Tiranë 35-vjeçari nga Tepelena

Mori leje nga burgu dhe 'shijoi' 4 muaj arrati, kapet në Tiranë 35-vjeçari nga Tepelena

Një 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi kishte dalë me leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më.

 L.C 35 vjeç , lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë u lokalizua nga shërbimet e Komisariatit numër 3.

Ai  vuante dënimin në burgun e Peqinit, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 9 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.

Policia thotë se veprimet e mëtejshme në lidhje me 35-vjeçarin do të kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën