Mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Distria Krasniqi jehonë në mediat ndërkombëtare

Mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Distria Krasniqi jehonë në mediat ndërkombëtare

Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’,  pas asaj të Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’. Trumifi i Distria Krasniqit ka tëhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare si Washington Post, Reuters e Associated Press.

Në një lajm të dedikuar posaçërisht për Krasniqin, Reuters shkruan se Kosova ka fituar medaljen e parë të artë në xhudo.

“Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg për femra në Lojërat Olimpike të Tokios të Shtunën, duke mundur rivalin japonez Funa Tonaki në finale”, shkruan Reuters.

Ndërsa Associated Press shkruan se Krasniqi fitoi medaljen e dytë të artë për Kosovën duke privuar kështu nga medalja Japoninë.

“Distria Krasniqi nga Kosova mundi Funa Tonaki në finalen olimpike të xhudos për femra, duke privuar Japoninë nga medalja e saj e parë dhe fitoi medaljen e dytë olimpike të Kosovës”, shkruan Associated Press.

Ndërsa për Washington Post kjo ditë ka qenë një festë për të gjithë Kosovën, pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e dytë të artë për vendin e Ballkanit Perëndimor që u bë i pavarur vetëm 13 vite më parë.

“E gjithë Kosova festoi të Shtunën pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë Olimpike në xhudo në kategorinë 48 kilogramë, Krasniqi fitoi medaljen e dytë për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor që u bë i pavarur vetëm 13 vjet më parë. Krasniqi mundi Funa Tonaki nga Japonia në finalen e xhudos për për femra në Lojërat Olimpike të Tokios”, shkruan Washington Post.

Ditën e djeshme Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën. 

Postimet e mediave ndërkombëtare

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?