TIRANË- Futbollisti i Tiranës, Cobbina, është dënuar me 100 orë punë me interes publik, nga Gjykata e Tiranës, pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Cobbina ka qenë vetë i pranishëm në seancë, dhe teksa pranuar dënimin, ka deklaruar se ai është i pafajshëm sepse nuk ka pasur dijeni. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë duke shtuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit.

Edhe pse Cobbina ishte në akuzë për falsifikim të lejes që qëndrimit, presidenti Ilir Meta në shkelje flagrante të ligjit i dha atij nënshtetësinë, me një procedurë të përshpejtuar brenda 8 orësh, pa kryer verifikimet e duhura, e duke thelluar kështu skandalin me dhënien e nënshtetësisë. Më herër Report TV ka zbardhur më herët dosjen e plotë penale të futbollistit.

Referuar dosjes penale me numër 5165 qe Shqiptarja.com ka siguruar, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.

Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019. Por, në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e kishte bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.

Leja e qëndrimit e falsifikuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
U dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës/ Cobbinah largohet nga klubi i Tiranës, nënshkruan marrëveshjen me një tjetër ekip jashte vendit (VIDEO)

Futbollisti afrikan Winful Cobbinah largohet nga klubi kryeqytetas pasi u dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës, e cila e shpalli fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas mediave në Ganë, futbollisti do të transferohen në një skuadër tjetër. Tentativat për largimin e tij kishin nisur para vendimit të dënimit, ndaj dhe kalimi në klubin e huaj nuk do të ndikohet nga vendimi i Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë, burme nga Klubi i Tiranës mohojnë largimin e futbollistit, por thonë se është shumë i shqetësuar për vendimin e gjykatës.