Biznesmeni me origjinë shqiptare nga Aleksandropolis Astrit Tota ka dëshmuar lidhur me ngjarjen me 25 emigrantët që mbante ilegalisht në një rimorkio.
"Unë nuk jam fashist apo racist," tha shqiptari, i cili pretendoi se personat që mori peng po bëheshin gati për zjarrvënie.
“200 metra larg biznesit tim, pas 25 persona rreth një objekti dhe po përpiqeshin t’i vinin flakën teksa mbanin në duar një tullumbace që mbante erë benzine. Thirra dy shokë dhe i penguam që t’i vinin flakën”, sqaroi biznesmeni.
“Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë nga Shqipëri, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist, as racist dhe këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi të Aleksandoupolit me të cilët kam punuar gjatë gjithë këtyre viteve ”, përfundoi ai.
Në një kohë kur qyteti i Aleksandropolit është mbuluar nga flakët në të katërta anët, shqiptar që jeton prej 33 vitesh në këtë zonë është vënë në pranga, pasi publikoi një video të pazakontë në llogarinë e tij në twitter ku tregon se ka rrëmbyer emigrantë të paligjshëm, që sipas tij janë përgjegjës për zjarret.
Shqiptari që jeton prej 33 vitesh në Aleksandropolis, Astrit Tota nuk ka vepruar i vetëm për pengmarrjen e 25 emigrantëve të paligjshëm, të cilët i gjeti në pyje të zonës ku jeton.
Teksa më herët, ai mohoi akuzat për racizëm ndaj emigranrtëve që kishin hyrë ilegalisht në territorin e shtetit grek detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen që bëri “zhurmë” ne mediat shqiptare dhe të shtetit fqinj.
Gazetari shqiptar Edmond Guri, në një interviste me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj tha se ndaj Astrit Totës dhe ndaj dy bashkëpunëtorëve të tij janë ngritur akuzat për pengmarrje të emigrantëve.
Dyshohet se për të futur në rimorkio emigrantët, të cilët i akuzonte për zjarrvënie të qëllimshme në Aleksandropolis, shqiptari ka bashkëpunuar me një biznesmen grek dhe një tjetër.
Ndërsa të majtët në Greqi, i akuzojnë të arrestuarit si grupe naziste që bëjnë gjyqin e emigrantëve të huaj.
“Fatkeqësi për ne që një shqiptar që ka vuajtur në kurrizin e tij dhunën e policisë ndaj emigrantëve, të pozicionohet në anën e atyre që keqtrajtojnë emigrantët”, u shpreh Edmond Guri.
Je bere me putan nga putanat qe jan atje
PërgjigjuTRAFIKANT...BENE GJOJA...
PërgjigjuPse shkove i kërkove kur s'je BQ?