Mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës, kreu i FRPD-së në Shkodër në ‘Pa protokoll’: Nuk kemi pasur presion nga Basha për organizimin

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvendosi një ditë më parë ‘Foltoren’ e tij në Shkodër. Ajo që u vu re është se Berisha nuk u prit nga asnjë prej strukturave përfaqësuese të PD-së, ku u braktis nga deputetët e qarkut të Shkodrës, kryetarja e bashkisë si dhe nga kryetar të degëve. Por kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili mori pjesë në takim, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se 70% e kryesisë së PD ishin në të pranishëm. Sipas Bushatit ato nuk kanë pasur mesazhe nga Basha, apo presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës.

‘Nuk besoj të ishte e udhës të komunikonim me Bashën, ai i ka bërë publike qëndrimet e tij. Unë këto ditë kam konsumuar takime me demokratë të Shkodrës. Nuk ishin përfaqësuesit e PD-së, pra disa kryetar të degëve apo deputetë dhe kryetarja e bashkisë. Në takimin që u zhvillua ishin mbi 70% e kryesisë së PD-së. Nuk ka pasur kërcënime për të marrë pjesë. Në dijeninë nuk ka pasur mesazhe kërcënimi dhe as presion nga Basha.’- tha Bushati.

Në ‘Foltoren’ në Shkodër, Sali Berisha u shfaq kundër kërkesës së PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Për Berishën ky komision nuk ka asnjë vlerë pasi  PD i humbi zgjedhjet dhe nuk arriti të dokumentojë vjedhjen e votave dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët dhe se sot ky komision për të është një “gënjeshtër dhe tradhti që Basha u bën njerëzve dhe demokratëve’.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja