Kryebashkiaku i Berishës në mbledhjen e Ramës, Dodaj: Takim i frytshëm! Duam përkrahje, jo të jemi 'delja e zezë'! Kërkova investime për Pukën

Një takim të frytshëm e ka konsideruar Kryetari i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj i zgjedhur nga listat e koalicionit "Bashkë Fitojmë" mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Shkodër një ditë më parë. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Rovena Neziri, Dodaj ka zbardhur më tepër detaje nga takimi ku vetë mori pjesë.

“Ishte takim i frytshëm”, nënvizoi kryebashkiaku i Pukës.

Fillimisht tregoi për fokusin e diskutimeve në takimin me Ramën.

“Tryeza e djeshme me kryeministrin dhe ministrat dhe me kryebashkiakët kishte në fokus problematikat që dolën në takimin e Maznikut në Pukë dhe bashki të tjera. Sugjerime në të mirë të bashkive për ti shërbyer komunitetit. Mos diferencim i kategorive për pagat ishte një diskutim. Nivel i pagave të mos bëhet sipas kategorive të bashkive. Sepse të njëjtën punë bën një punonjës në bashkinë Pukë apo ai në Tiranë. U diskutua dhe për lejet e ndërtimeve. Të lehtësohet sepse futen në burg dhe për një hall. Të ketë lehtësime. Problemi i menaxhimit të pyjeve”, tha Dodaj.

Më tej kryebashkiaku i Pukës renditi disa nga kërkesat që ai vetë ka pasur në këtë takim.

“Ne kemi kërkuar që kategorizimi i bashkive te pagat të mos jetë siç është sot. Edhe Mazniku i ka marrë parasysh, dhe siç pashë dje janë vënë në lëvizje dhe ndoshta do jenë të realizueshme shumë shpejt. Disa kryebashkiakë e kanë pasur këtë kërkesë”, shtoi ai.

Situatën në bashkinë që ai drejton Dodaj e konsideroi jo fort të mirë, duke nënvizuar borxhet që ka gjetur kur ka marrë detyrën. Jo pak por plot 700 mln lekë të vjetra borxhe, tha Dodaj.

“Kemi pasur probleme me administrimin e pushtetit. Kam gjetur një administratë të dorëhequr. Nuk i kam gjetur aty. Jemi në fazën ku kemi bërë projekte, kemi konkurruar në disa ministri. Shpresoj të merren parasysh ato projekte që janë të domosdoshme.  Kërkesa për pushtetin qendror kemi bërë. Jemi në pritje. Deri tani po administrojmë ato që kemi tani, po performojmë me aq sa kemi”, tha ai.

“Situata ekonomike në bashkinë e Pukës e vështirë. Jam mbi 700 mln lekë të vjetra borxhe të akumuluara gjatë viteve të kaluara”, shtoi më tej ai.

Krahas kërkesave të tij Dodaj tha se edhe Rama u la disa porosi.

“Unë e di çdo të thotë të administrosh një bashki. Ne duhet të jemi realistë. Kërkesa është që ne të kemi impenjim që të menaxhojmë drejtë dhe saktë ato burime që kemi.”

Për sa i përket diskutimeve lidhur me pjesëmarrjen e kryebashkiakëve të Berishës, një prej të cilëve është dhe vetë ai, Dodaj i quajti të parëndësishme. Ai e konsideroi veten njësoj si të gjithë kryebashkiakët që punojnë për të mirën e komunitetit.

“Ne nuk bëjmë opozitë aty, ne jemi njëlloj si të gjithë kryebashkiakët e tjerë. Mundohemi të kemi përkrahje, s’mund të shihemi si delja e zezë. Banorët janë të majtë të djathtë, pa parti, njerëz që duan zhvillim mbështetje, prandaj unë nuk kam pse të shihemi aty... ne jemi administratorë. Administratorët janë mirë me komunitetin...”

Teksa bëri një përmbledhje të punës që ka bërë deri më tani në bashkinë e Pukës, u ndal dhe te problemet kryesore ku ka nevojë urgjente të investohet. Kryefjalë e problemeve që ai artikuloi ishin investimet në infrastrukturë dhe në rrjet elektrik.

“Kam gjetur një bashki me 700 mln lekë plus borxhe të akumuluara. Bashkia jo se nuk ka marrë fonde gjatë viteve të kaluara, është bërë infrastruktura, por përsëri mbetet problematike infrastruktura, kanalizimet. Kanalizimet për vaditje nuk është vënë dorë. Ka 30 e ca vite që nuk investohet në rrjetin elektrik. Me një shi mbeten fshatrat pa drita. Janë pyjet që duan projekte. Nëse planet e menaxhimit duhet të ishin në komunë ato nuk duhet të ekzistojnë”.

Pyetjes së fundit nëse e ka shtuar borxhin që ka gjetur ai iu përgjigj: "Unë mendoj që sado të rri aty asnjë borxh nuk do lë sepse do punoj me ato mundësi që jep buxheti, s'kam pse të akumuloj borxhet se ia lë barrë vetes”, deklaroi kryebashkiaku.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 11/03/2024 08:09

    Investime për "Pukën" e tyre kërkojnë të gjithë këta.

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2024 00:33

    /ARBEN/,cfare po thua?! U.S ka shpallur /non grata/vetem Berishen,jo te gjithe opoziten.Dhe se dyti.po i thua te kaloje me PS qe te marre fonde?! Me te vertete e ke?! Vetem bashkimi me PS te sjellka fonde,ndryshe 0,nul,nada?! Keaj i thone kushtezim me force e te con drejt autokracise e diktatures.

    Përgjigju
  • Zefi: 10/03/2024 19:45

    O Rrok dilir thoshin a je i marre apo je nga Puka. Ti i ke te dyja

    Përgjigju
    • Besi: 11/03/2024 08:47

      te dyja i ka Spahia qe nuk qe i zoti te mbante bashkine as per 1 vit duke trembur shkodranet me promovime te pa aftesh qe menaxhonin projektet dhe taksat e qytetit. Rroku po tregon nje te vertete tjeter te hidhur qe gjeti ne ate bashki me dyer te mbyllura dhe punonjes te dorehequr dhe nuk po kerkon asgje me shume se kontributin e pukjaneve ne te ardhurat e bashkise se tyre

  • Arben: 10/03/2024 18:45

    Nuk dashka te jete "delja e zeze"? Kalo ne PS, denonco Berishen dhe mund te marresh ndonje para nga shteti! Opozita eshte dele e zeze, e ka shpallur SHBA, aleati yne strategjik! Vetem PS eshte e ardhmja!

    Përgjigju
    • o Arben, more Arben: 10/03/2024 21:27

      Per sa kohe qe ne Puke i paguhen taksa dhe tatime shtetit shqiptar, pukjanet kane te drejte te kerkojne investime nga buxheti i shtetit. Leket nuk jane as te Rames, as te kryebashkiakut, por te tatimpaguesve shqiptare. Sistemin njepartiak e provuam per 45 vjet edhe nuk perfundoi mire. Kjo trembja me gogolin Berishe po behet bajate. Çfare do beni kur vdese maloku i Viçidolit nga pleqeria?

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!