
Besart Xhaferri në protestën e Adriatik Lapajt
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, mori pjesë në protestën kombëtare që Adriatik Lapaj mbajti mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në Tiranë.
Përmes rrjeteve rrjeteve sociale, Xhafferi thotë se "unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni".
Reagimi i plotë i deputetit Besart Xhaferri:
Sot, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, iu bashkova protestës së partisë “Shqipëria Bëhet”, për shkak se është një protestë që bëhet kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet, ku vidhet vota, lulëzojnë kartelet e drogës dhe ku rinia ikën nga sytë këmbët për të mos u kthyer më kurrë.
Ashtu si aktivistë të kësaj force politike janë bërë pjesë e protestave tona, ashtu edhe unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni.
Nuk e ka luksin opozita shqiptare të luftojë e përçarë përballë një regjimi, largimi i të cilit është emergjencë kombëtare.
Nga kjo protestë e sotme u bëj thirrje shqiptarëve që më 10 shkurt të dalin masivisht në protestën kombëtare, e cila do të shënojë fillimin e fundit të narkoregjimit!
Lajmi kryesor:
Lapaj protestë para Kryeministrisë: Rama merr Ballukun në takime publike për t’i bërë karshillëk drejtësisë! I bashkohet deputeti Xhaferri dhe të rinjtë e FRPD












