Don Lemon, ish-prezantues i CNN-it, është arrestuar të enjten në mbrëmje për pjesëmarrjen e tij në një protestë që ndërpreu një shërbesë kishtare në Minesota më 18 janar.
Sipas avokatit të tij, Abbe Lowell, Lemon u ndalua nga agjentët federalë në Los Angeles, ku ndodhej për të mbuluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Ai theksoi se Lemon po ushtronte aktivitetin e tij gazetaresk dhe se arrestimi përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.
Protesta u zhvillua brenda një kishe, ku demonstruesit ndërprenë shërbesën fetare. Tre persona janë arrestuar më herët për komplot dhe ndërhyrje në të drejtat civile. Lemon kishte publikuar pamje nga protesta në kanalin e tij online dhe kishte intervistuar pjesëmarrësit.
Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka reaguar ende zyrtarisht, ndërsa BBC raporton se Lemon mbetet në paraburgim. Arrestimi vjen pas tensioneve mes tij dhe administratës Trump, e cila e ka kritikuar ashpër gazetarin.
Avokati i Lemon ka deklaruar se çështja do të ndiqet në gjykatë dhe se klienti i tij do t’i kundërshtojë akuzat “me forcë dhe deri në fund”.
Komente











E gjithe ngjarja eshte keshtu: Para ca kohesh nje grup protestuesish kishin hyre ne nje kishe ne Mineapolis pasi zbuluan se pastori i kishes ishte ujk ne lekure deleje,diten i lutej Zotit e naten bente punen e Djallit,pra ishte pjese e forcave te ICE dhe e kishin zbuluar,megjithese agjentet ICE levizin te maskuar.Don Lemon ishte thjesht si gazetar aty dhe e thekson kete vazhdimisht gjate videos se protestes -live.Pervec Lemonit eshte arrestuar dhe nje gazetare tjeter.Dhe me gazetare,me protestues i kane akuzuar bashke ne nje forme sikur jane grup,si ato qe sajonte Xhaxhi dikur,jane akuzuar si agjitatore e protestues.Eshte e vertete qe administrata ka qene kritike ndaj Lemon,por dhe ky i fundit e ka quajtur Trumpin racist e disa emra te tjere.Pra eshte ceshtje hakmarrje per Trump dhe Amendamenti i pare e liria e shtypit per Lemonin e te tjeret e akuzuar.
Përgjigju