Mori 2 mijë euro për të punësuar avokaten në Ministrinë e Brendshme, GJKKO e lë në 'arrest shtëpie', Rovena Voda mohon akuzat: S'kam lidhje me këtë procedim

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet për korrupsion. Ndërkohë e njëjta masë sigurie është lënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. Sipas SPAK, Voda ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga Florida Beu, për t'u punësuar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa personi lidhës mes tyre ishte Majlinda Hasani.

Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se gjatë seancës Voda ka mohuar akuzat, ndërsa është shprehur se "kur të përfundojnë hetimet, do të shikoni që unë nuk kam lidhje me këtë procedim penal". Florida Beu nuk ishte e pranishme gjatë dhënies së masës së sigurisë, pasi në seancë ajo u ndje keq dhe për pasojë u dërgua në spital.

"Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezulton se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. 

Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë  në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme , avokatja ndihet keq gjatë seancës gjyqësore, përfundon në spital

Gjykata e Posaçme pritet të jap masat e sigurisë për ish zv.ministren e Bredshme, Rovena Voda, avokaten Florida Beu e cila pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani.

Gjatë seancës duket se Florida Beu është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku një ambulancë e ka çuara atë të marrë kujdesinë nevojshëm shëndetësor. Në gjykatë të pranishme në seancë vijojnë të jenë Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta kuptoni se sa frike kane ne BE administrata nga korrupsioni. Jo vetem i heq nga puna po i con edhe ne burg: 15/07/2021 11:03

    Une jetoj jasht dhe kur me sistemuan me shtepi dhe e dija kush ma beri te miren ne bashki, per te qeshur, po indergo a nje pako teneqe me biskota mikse. Ishte xhesti im se sa vlera monetare. Vajta te resepsioni dhe i dhashe keto biskotat. Me tha nuk i marr. E dini pse? Se e konsiderojne rryshfet!!!!! Dhe une i thashe nuk po te korruptoj, te lutem pranoje ne shenje mirenjohje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?