Zëvëndëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi dhe homologu i saj kosovar Enver Hoxhaj kanë inauguruar pikën e re të përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Në fjalën e saj, Mesi u shpreh se pika e re kufitare është infrastrukturë moderne në përputhje me standardet e zonës Schengenit.

(Pika e re kufitare)

Pika e re kufitare është infrastrukturë moderne në përputhje me kërkesat e BE dhe standardet e Schengenit. Rekomandimi që mori Kosova për liberalizimin e vizave dhe rrugëtimi evropian i Shqipërisë, shtojnë angazhimet e qeverive përkatëse për sigurimin, kontrollin e integruar dhe menaxhimin cilësor të kufijve. Menaxhimi i mirë i kufijve, jo vetëm garanci për vendet tona, rajonin dhe BE, por gjithashtu ka rëndësi të veçantë dhe është një bonus në përpjekjet e vendet tona për të hyrë nesër në familjen e madhe evropiane.

Senida Mesi

Pika e re e Morinës është një projekt prej 1 milion eurosh i BE-së dhe 450,000 eurosh bashkëfinancim nga qeveria shqiptare. Gjithashtu e pranishme në inaugurim ishin edhe ambasadorët e BE-së në Shqipëri dhe Kosovë, Romana Vlahutin dhe Ataliya Apostolova.

(Përurimi i pikës së re kufitare)