Në Pikën e kalimit Kufitar Morinë, janë ndaluar dy shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Shtetit njofton se, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri, u kap shtetasi kosovar Ferid Toska, 48 vjeç, banues në Pejë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë, Itali, për veprat penale "Vjedhje me dhunë" dhe "Pjesmarrje në organizatë kriminale".
Gjithashtu, po në Pikën e kalimit Kufitar Morinë, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri, u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza, 45 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për "Shfrytëzim prostitucioni" e "Bashkëpunim në organizatë kriminale"./atsh/
/Shqiptarja.com