Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Admir Islamaj, 40 vjeç banues në Deçan, Kosovë.

Islamaj i është dorëzuar palës kosovare, pasi Gjykata e Qarkut Pejë, më herët kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për "Vrasje e kryer në bashkëpunim". 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)