KUKES-Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Policia Kufitare në Morinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, tip "Glock" si dhe 25 fishekë luftarakë. I arrestuari është Hamdi Mavriqi 44 vjeç, banues në Prishtinë, pasi tentoi që të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri.
Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, pas dyshimeve u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit iu gjetën dhe sekuestruan armët e zjarrit, përpos tyre iu sekuestrua edhe makina, ndërsa vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.
Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
Pistoletat e sekuestruara
Mavri krejt.
PërgjigjuJammire
Përgjigju