Morosini, 6 orë autopsi mbi
trupin e futbollistit italian

Morosini, 6 orë autopsi mbi<br />trupin e futbollistit italian
Është mbyllur pas një periudhe prej më shumë se 6 orësh, autopsia mbi trupin e futbollistit të Livornos, Piermario Morosini i cili humbi jetën tragjikisht në fushën e lojës të shtunën. Analizat nisën pak para mesditës së të hënës në institutin e mjekësisë ligjore në Pescara por sërish nuk ka një shkak të saktë për vdekjen, përveç opsionit numër 1: Ataku kardiak.

Tashmë mjeku ligjor do të ketë në dispozicion 60 ditë kohë që ti japë Prokurorisë rezultatet zyrtare për vdekjen e 25 vjeçarit. Por ajo që ka dalë në dritë është edhe hipoteza e një defekti gjenetik që mund të ketë çuar Morosinin drejt vdekjes në ndeshjen Pescara-Livorno. Është përjashtuar aneurizma si shkak për vdekjen.

Të martën arkivoli do të jetë në stadiumin “Picchi” për homazhe. “Duhet të reagojmë dhe të kthejmë Morosinin në një flamur, pasi ai ishte një luftëtar në fushë” tha presidenti i Livornos, Aldo Spinelli.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut