Dylber Tarelli dhe Rubin Faskaj, dy metrologët të cilët u ndaluan dje nga policia pasi në bashkpunim me njeri-tjetrin i kanë marrë 55.000 lekë një 37-vjeçareje kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshmatjes, janë pezulluar nga detyra.
Vendimi për pezullimin e tyre deri sa çështja të zbardhet nga drejtesia, u morr sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë, Petrit Rama.
Mbi dy metrologët rëndon akuza për korrupsion pasiv.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë, nën varësi të cilës është Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Ajo i ka bërë apel opinionin publik të distancohet nga çdo rast korruptiv, duke e ftuar atë të bashkëpunojë me instancat e shtetit për të denoncuar korrupsionin në të gjitha nivelet e tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është institucion i specializuar që zotëron aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha transmetueshmëritë e matjeve në Shqipëri.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com