Mos e anashkaloni, mësoni
shkaqet e rënies së flokëve

Mos e anashkaloni, mësoni<br />shkaqet e rënies së flokëve
Problemi i rënies së flokëve mund të jetë serioz ndaj bëni mirë të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden thuajde kudo ku jeni dhe ju.
 
Rënia e tepërt e flokëve është një sinjalizim që diçka në organizmin tuaj nuk po funksionon siç duhet, por ka edhe faktorë të jashtë që e nxisin këtë problem të bezdisshëm.
 
Stresi ndikon në rënien e flokëve
Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë etj.
 
Mungesa mineralesh
Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, dhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si hekuri, magnezi e proteina të ndryshme.
 
Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,.
 
Mosfunksionimi i tiroides
Hypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktiv) të dyja gjendjet mund të shkaktojnë rënie flokësh
 
Ju vuani nga policistitet ovariane (në vezore)
Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal, i cili çon në nivele të rritura të testosteronit dhe kjo mund të rezultojë në humbjen e flokëve.
 
Nuk mund t’i stiloni flokët çdo ditë
Përdorimi i mjeteve të nxehta e produkteve kozmetike dëmtojnë flokët që në rrënjë duke shkaktuar hollimin apo këputjen e flokëve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim