Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'

Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'

Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, i njohur në Shqipëri si mik dhe aleat i PD dhe mik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga presidenti Ilir Meta.

Një deputet i tij nën hetim rezulton që është shok i Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një Kongres i tij në Tiranë. Me sa më kujtohet tek ai Kongresi ku Ndoka shkëlqeu tek fjalimi, që nuk tha asnjë fjalë sakllam.

I dyshuari kryesor i kësaj historie, rezulton që qenka takuar me Ilir Kullën, të cilit i shkon sllogani “çdo italian, kalon në fillim nga unë për në Shqipëri”.

Pastaj një prej bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, që shet vegla pune në Tiranë dhe që paska kapital fillestar një “Fiat Panda” të përdorur, që ndërkohë i ka falimentuar biznesi, u premton ca italianëve të tjerë, se njeh njerëz në Tiranë, që mund të ndërtojnë kulla dhe të fitojnë tendera.

“Ndrageta” ka një reputacion si mafie e strukturuar, që ka një standard burokratik, që di të bëjë letra, të fitojë punë dhe të investojë me fitim. Në këtë rast nuk na rezulton as që ka investuar, as që ka fituar, por mbi të gjitha, as që ka tentuar të vijë.

E gjitha çfarë ka marrë “Ndrageta” nga kjo historia shqiptare, është një foto me Nard Ndokën, një kafe me Ilir Kullën dhe shefi i partisë së deputetit nën hetim, një dekoratë nga Ilir Meta. Po dhe ai do t’ia ketë bërë për hatër të Tritanit.

Kullat që po ndërtohen në Tiranë, i kanë aq të njohur pronarët, sa Tirana i thërret në emër të tyre, fjala vjen kulla e Kastratit, kulla e Fushes, kulla  e Nikolinit, kulla e Fevziut tek Toptanët etj.

Këta mund të jenë “mafiozë” dhe më të rrezikshëm se “Ndrageta”, në daçi t’i quajmë ashtu, por ne i njohim që nuk janë të “Ndragetës” italiane.

Në daçi të sajojmë një “Ndragetë” të Edi Ramës në Tiranë, dakord. Po i bëjmë këta anëtarë të saj, se nuk është se ai nuk i meriton.

Kjo nuk ja ul rëndësinë “Ndragetës” dhe as nivelit të kriminalitetit në Shqipëri. Po është më serioze të themi që i kemi oligarkët më të fortë se “Ndrageta” dhe se kanë lënë të hyjë, se sa të tallemi me histori delirantësh që krekosen para mafiozëve dhe që në fund përfundojnë e rrihen me njëri- tjetrin, sa palë çizme kanë shitur në Tiranë.

Problemi i investimeve të mëdha në Tiranë, dhe i fuqisë ekonomike të biznesmenëve shqiptarë, është një fenomen për t’u studiuar. Nuk di a do të mburremi a do të turpërohemi për këtë histori dikur, por kjo tallja që ndodh me publikun tonë nga Lulzim Basha është e tepërt.

Të kesh frikë të merresh me ‘ujkun’ që ke para syve në krah të selisë, përballë saj, e pas saj, dhe të kërkosh gjurmë në Itali, këtë vetëm Luli mund ta bëjë, që ka frikë të përballet me betejën reale në Shqipëri.

Se Iliri në këtë rast është në rregull, se i ka pritur në zyrë dhe u ka dhënë dekoratë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxx: 26/01/2021 00:36

    E mo lëre

    Përgjigju
  • Eeeepraaa: 26/01/2021 00:35

    Q**a robt sa i zgjuar je o Mero ja ke shkri t*pet me këtë go*ore edhe Lalit edhe Skëndërbeut

    Përgjigju
  • LORA: 25/01/2021 21:54

    Mero djali,pas "suksesit" te babales gjermon te Bild-it,,,,opozita e vetdjegun po e hudh spirancen andej nga Ndrageta italiane . Dro po gjejne andikapate ,t'i heqin per hunde me traplliqe, qe i tundin e shkundin si akuza. Osht nje shonc per opoziten rrugore,,me e shty nja dy jave.Pas dy javesh do kollandrisin ndonje seri te re babalesh. Programin politik per 25 prillin ,kur do t'a bejne publik keta ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni